Ballina Aktualitet Durrës, aksidentohet këmbësorja, gjendet jashtë rreziku në spital (VIDEO)

Durrës, aksidentohet këmbësorja, gjendet jashtë rreziku në spital (VIDEO)

Një autoveturë ka aksidentuar një këmbësore, teksa ajo kalonte rrugës pranw stacionit të trenit, në Durrës. E aksidentuara gjendet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që Policia e Shtetit ka marrë në pyetje drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin, shtetasin A. Xh., 28 vjeç, nga Durrësi.

Sheshi tek stacioni i trenit në Durrës është një prej zonave më të frekuentuara si nga këmbësorët, ashtu edhe nga automjetet. Aty bashkohen disa nga rrugët kryesore të qytetit, ndërkohë që po aty ndodhet edhe stacioni i autobusëve interurbanë. Pavarësisht se kalimi për këmbësorët i rrugës hyrëse-dalëse të qytetit është i rregulluar me semafor, aksidentet nuk kanë munguar.

Edhe aksidenti i sotëm ndodhi pikërisht në këtë vend, teksa këmbësorja ishte duke kaluar rrugën.