Ballina Aktualitet Durrës, aksident pranë “Urës së Dajlanit”, bllokohet qarkullimi

Durrës, aksident pranë “Urës së Dajlanit”, bllokohet qarkullimi

Pasditen e sotme një aksident i ndodhur në dalje të Durrësit, në zonën e “Urës së Dajlanit”, pranë qendrës tregtare “Galaktik”, ka shkaktuar një trafik të rënduar në qytet, si dhe pasojë e tij ka mbetur një person i aksidentuar.

 

Automjeti është përplasur me bordurën dhe mësohet se drejtuesi i tij me inicialet O.K ka mbetur i aksidentuar.

Policia e Durrësit ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të shkaqeve.