Ballina LAJME Durrës, aksident në rrugën dytësore të Golemit

Durrës, aksident në rrugën dytësore të Golemit

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën dytësore të Golemit. Dy automjete, një tip Opel edhe një tjetër Mercedes Benz janë përplasur. Përplasja ka qënë e fortë por fatmirësisht nuk ka viktima. Next Tv mëson se shkak i aksidentit ka qënë një manovër e gabuar e automjetit Mercedes Benz. Të lënduarit janë dërguar drejt Spitalit rajonal të Durrësit për të marrë ndihmën mjekësore.