Ballina Aktualitet Durrës, aksident i rëndë, një i vdekur

Durrës, aksident i rëndë, një i vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 15 të qytetit bregdetar. Një burrë ka humbur jetën pasi është përplasur nga një motor.

Burime policore thanë se ka humbur jetën 59-vjeçari me inicialet I. S., i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë kur është përplasur nga një motor. Policia ka ndaluar drejtuesin e motorit.