Ballina Aktualitet Durrës, aksident i rëndë në Sukth, këmbësori përplaset për vdekje

Durrës, aksident i rëndë në Sukth, këmbësori përplaset për vdekje

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Sukth, ku një makinë ka përplasur për vdekjen këmbësorin J. P., 67 vjeç. Burimet policore bëjnë me dije se këmbësori ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin Rajonal të Durrësit.

Njëkohësisht, Policia e Shtetit bën me dije se drejtuesi i mjetit është shtetasi A. S., 34 vjeç, banues në Durrës.