Ballina Aktualitet Durrës, aksident i rëndë me pasojë një të vdekur

Durrës, aksident i rëndë me pasojë një të vdekur

Një aksident i rëndë me pasojë një të vdekur ka ndodhur në afërsi të Gjirit të Lalzit në fshatin Rrotull, Manzë. Shtetasi J. O., 34 vjeç , banues në Tiranë i cili ishte duke drejtuar mjetin tip fouristradë me targë AA 666 SP është përplasur me një mjet tjetër me drejtuese shtetasen M. D., 31 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në mënyrë të menjëhershme.

Në makinën që drejtohej nga shtetasja M. D.,  ndodheshin shtetasja B.Sh., 35 vjeçe dhe dy fëmijë 9 dhe 7 vjeçë të cilët u transportuan në Spitalin Rajonal Durrës dhe aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi Hetimor ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.