Ballina Aktualitet Durrës, adoleshentët tymosin hashash

Durrës, adoleshentët tymosin hashash

Një nga problemet më të mëdha që evidentohet së fundmi në shoqërinë tonë, është rritja e përdoruesve të drogave, ku më të ekspozuarit janë të rinjtë. Moshat e reja, veçanërisht adoleshentët, janë përdoruesit me përqindjen më të madhe në përdorim, duke ngritur një alarm për të gjithë.

Një grup me adoleshentë janë filmuar sot në një nga rrugicat mes pallateve, fare pranë qendrës së Durrësit, te sheshi “Liria”, duke tymosur hashash. Mosha e tyre nuk kalonte 14-15 vjeç, dhe në një orar kur duhej të ishin ende në shkollë, ata kishin braktisur orët e mësimit, për të tymosur shkallëve të pallatit, ku dalin banorë e familjarë.
Era e kanabisit e përhapur në zonën në fjalë, ka shqetësuar qytetarët, të cilët i kanë filmuar me qëllim publikimin e këtij fenomeni shqetësues.