Ballina Aktualitet Durrës, 8 Marsi, marshim proteste i grave për më tepër mbrojtje nga...

Durrës, 8 Marsi, marshim proteste i grave për më tepër mbrojtje nga dhuna (VIDEO)

Grupe të ndryshme të shoqërisë civile, të cilat mbrojnë të drejtat e grave dhe vajzave, kanë organizuar sot në Durrës një marshim paqësor proteste, për të ndërgjegjësuar institucionet shtetërore dhe opinionin publik mbi dhunën me bazë gjinore, dhe veçanërisht për dhunën që ndodh në familje.

Sipas të dhënave që shoqëria civile bën të ditura, Durrësi renditet i pari në rang vendi për dhunën në familje, dhunë kjo e drejtuar kryesisht ndaj grave dhe vajzave.

Sipas shoqatave të ndryshme që mbrojnë të drejtat e grave në Durrës, gjatë vitit të kaluar numërohen rreth 3 700 raste të dhunës në familje, ku pjesa dërrmuese e tyre janë raste të dhunës ndaj grave dhe vajzave.