Ballina Aktualitet Durrës, 3000 legalizime gjatë këtij viti, zgjatet orari i punës për pritjen...

Durrës, 3000 legalizime gjatë këtij viti, zgjatet orari i punës për pritjen e qytetarëve (VIDEO)

Gjatë këtij viti, Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave dhe Ndërtimeve Informale në Durrës ka miratuar më shumë 3 000 leje legalizimi. Aktualisht, në këto ditë të fundit të vitit, Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t në Durrës punon me orar të zgjatur, duke u bërë thirrje personave të interesuar që të presin inspektorët për kryerjen e procedurave në terren.

Arben Isaku, drejtori i ALUIZNI-t në Qarkun e Durrësit, thekson se, aktualisht, “ashtu siç u veprua edhe në muajin Gusht, orari i punës është zgjatur me qëllim që t’u shërbehet sa më mirë dhe sa më shpejt qytetarëve dhe emigrantëve që kthehen me pushime në vendlindje.”

Në gjithë territorin e Qarkut të Durrësit janë më shumë se 46 000 ndërtime pa leje, të cilat presin përfundimin e procesit. Deri tani, rreth 600 objekte janë skualifikuar, për shkak të vendit dhe qëllimit për të cilin janë ndërtuar. Njëkohësisht, sa i përket qytetit të Durrësit, edhe legalizimet në zonën e mbrojtur arkeologjike janë aktualisht të pezulluara.