Ballina Aktualitet Durrës, 264 jahte turistike vetëm gjatë muajve të verës në port

Durrës, 264 jahte turistike vetëm gjatë muajve të verës në port

Fillimi i muajit gusht solli menjëherë ankorimin e 70 jahteve dhe motoskafëve turistikë në kalatën nr. 4 të portit të Durrësit.

Sipas Qendrës së Informacionit në Autoritetin Portual Durrës, vizitat e jahteve në Durrës janë shtuar ndjeshëm gjatë stinës së verës dhe sipas të dhënave statistikore që nga fillimi i muajit qershor në portin më të madh të vendit janë ankoruar 264 jahte dhe motoskafë gjithsej.

Numri i motoskafëve dhe jahteve me personel nga vende të ndryshme të botës, që kanë preferuar të vizitojnë Shqipërinë nëpërmjet Durrësit është rritur ndjeshëm gjatë tre muajve të fundit, kur APD mori masa që e gjithë kalata 4 të vihej në dispozicion të anijeve turistike.

Ndërkaq, mësohet se që nga fillimi i vitit numri i jahteve të ankoruara në Durrës ka arritur në 318.