Durrës, 22 vjeçari me Smart “përplas” 33 vjeçaren

53

Ditën e sotme ka ndodhur një aksident në qytetin e Durrësit ku një 22-vjeçar me inicialet B.D i cili po drejtonte një mjet tip “Smart” ka aksidentuar një 33-vjeçare e cila po qarkullonte me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes shtetasja K. B, ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave te aksidentit.