Ballina Uncategorized Durrës, 18-vjeçarja tenton të vetëhelmohet, në gjendje të rëndë në spital

Durrës, 18-vjeçarja tenton të vetëhelmohet, në gjendje të rëndë në spital

Një 18-vjeçare nga Durrësi ka tentuar t’i japë fund jetës duke konsumuar fostoksinë.
Bëhet fjalë për 18-vjeçaren me iniciale XH.S. 18 vjeç, banuese në fshatin Perlat.

Vajza është gjetur nga të afërmit dhe është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Njoftimi i Policisë Durrës:
Më datë 27. 11. 2018, në fshatin Perlat, në banesë, shtetësia Xh. S., vjeçe 18, është vetëhelmuar me fostoksinë, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Nenet 99 e 22 të Kodit Penal.