Ballina Kronikë Durrës, 14-vjeçarja vret veten me fotoksinë

Durrës, 14-vjeçarja vret veten me fotoksinë

Një 14-vjeçare i ka dhënë fund jetës në fshatin Rrashbull në Durrës.

Siç raportohet nga policia, e mitura me iniciale M.H është vethelmuar me fostoksinë dhe menjëherë pas ngjarjes ëhstë transportuar në Spitalin Toksikologjik në Tiranë, ku edhe ka ndërruar jetë.

“Në fshatin Rrashbull, Durrës, shtetasja e mitur me iniciale M.H., 14 vjeçe, dyshohet se është vet’helmuar me fostoksinë, e cila pasi është transportuar në Spitalin Toksikologjik Tiranë,  ka humbur jetën.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.” – njofton policia.