Ballina Aktualitet Durrës, 10 vjet burg për stomatologen mashtruese

Durrës, 10 vjet burg për stomatologen mashtruese

Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës ka dënuar me 15 vite heqje lirie stomatologen mashtruse Olesia Duka, e cila iu ka marrë, përmes mashtimit, shuma të konsiderueshme të hollash personave të ndryshëm në Durrës dhe Tiranë.

Në bazë të vendimit të dhënë, theksohet se Duka ka pranuar akuzat dhe për këtë i zbritet një e treta e dënimit. Për këtë arsye, dënimi përfundimtar i saj është 10 vite heqje lirie.

Fillimisht, denoncimi i parë kundrejt stomatologes, që deri në ato momente kishte një reputacion dhe njohje në të gjithë vendin, është bërë nga një qytetar durrsak, që merrej me këmbim valutor. Sipas akt-akuzës, 38-vjeçarja Olesia Duka i ka kërkuar fillimisht një shumë të vogël për të blerë pajisje dentare, duke u treguar korrekte me kthimin në kohë të shumave të marra borxh. Por, më pas, stomatologia ka kërkuar borxh edhe shuma të tjera, duke shtyrë muaj pas muaji afatin e kthimit. Në fund, me këtë skemë mashtrimi, biznesmenit i është shkaktuar në total një dëm prej 900 mijë eurosh.

Por, durrsaku nuk ishte bizesmeni i vetëm që ra në “rrjeten” e stomatologes mashtruese. Gjatë seancave gjyqësore u zbulua se bëhet fjalë për më shumë se 11 raste, kur bizesmenë dhe persona me aktivitete të ndryshme kanë rënë pre e mashtrimit nga Olesia Duka.