Duro në pranga, akuzat lënë pa fjalë!

95

Klodian Duro ka përfunduar në pranga 2 ditë më parë. Akuzat ndaj ish-futbollistit zhgënjejnë. Duro u arrestua me akuzën e përndjekjes dhe kanosjes ndaj ish-bashkëshortes, me të cilën ishte divorcuar një vit më parë.

E përndjekura jetonte “ish-Bllok” dhe kishte urdhër mbrojtjeje, por kjo nuk e ka penguar ish-futbollistin ta kercënojë nëpërmjet SMS dhe ta përndjekë. Këto kanë qenë edhe arsyet pse ish-bashkëshortja ka vendosur ta denoncojë.

Më 24 mars, Duro ka shkuar në shtëpinë e saj duke i rënë derës, ndërsa ajo ka njoftuar menjëherë policinë, e trembur duke qenë se ishte mbrëmje. Policia ka mbërritur duke e arrestuar direkt Klodian Duron.

Duro gjendet tani në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, në pritje të dhënies së masës së sigurisë, e cila do të jepet nesër në orën 10:00.