Duma shprehet mbi situatën e ekonomisë në Shqipëri:”Paketat e ndihmës për turizmin nuk mund të quhen as të tilla”

29

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma gjatë një komunikimi live në News24 ka folur për pasojat e pandemisë në ekonominë shqiptare. Duma ka dënuar presionin që i ushtrohet bizneseve nga qeveria.

“Nuk ka kuptim të ushtrojnë frikën e gjobës, ushtrimi i presionit nuk është asnjëherë i mirë sidomos në ekonomi kaq fraxhile sa ekonomia shqiptare”.-tha Duma në intervistë.

Për sa i përket turizmi Duma tha se njerëzit do të zgjedhin vende të mira, të sigurta dhe me higjenë, por paketat e ndihmës nuk mund të quhen të tilla.

“Paketat përvecse janë më të voglat në Ballkan, janë të shfazuara në kohë, duhet të jepeshin menjëherë”,- shtoi Duma.

E pyetur për TK, Duma u shpreh se u shemb në kohë të paqartë ku ende nuk dihet ç’do të ndërtohet në hapësirën e TK.

“Gjetën momentin e ndërhyrjes për të prishur një godinë në një periudhë të paqartë, nuk dihet ende cfarë do ndërtohet aty, u nis me kulla dhe pastaj thuhet se s’do ketë . Ishte ky një tregim force? Unë do të doja ta shikoja aty atë godinë. Nga specialistët kam dëgjuar që godinat avangard janë sot godinat me material të lehtë. I siguron nga të gjitha goditjet. Pavarësisht kësaj s’do merrem me argumentimet e tyre. Unë jam e mendimit se ajo godinë duhet të qëndronte ashtu. Mendoni sikur të ishte e vendosur në kuti xhami, mjaftonte të qëndronte ashtu vec për vlerën historike që ia rrit vlerën. Protestave sot i vlerësoj, është një dhe vetëm një arsyeja: thirrja e kujtesës. S’mund të bëjmë atë gjë që kemi bërë gjithmonë, përsërisim gabimet”,- shtoi Duma.