Duke rrespektuar rregullat anti-COVID, Basha flet në konferencë:Qeveria ka 6 muaj që gënjen për pandeminë

37

Kreu i demokratëve Lulzim Basha ka rrespektuar vendimin për mbajtjen e maskës gjatë konferencës për shtyp ditën e sotme.

Basha ka mbajtur maskën e për më tepër ka rrespektuar çdo rregull për të parandaluar COVID-19 ndërkohë që jepte argumenta se pse qeveria ka gënjyer për muaj me radhë për pandeminë.

Lideri demokrat akuzoi ashpër qeverinë për keqmenaxhim dhe kthimin e spitaleve në vatra infeksioni.

Basha shprehu ngushëllime familjeve për humbjen e jetëve nga Covid dhe u solidarizua me të gjithë të prekurit nga pandemia.

“Spitalet janë kthyer në vatra infeksioni. Shifrat që qeveria jep janë në rastin më të mirë kundërthënëse. Shikoni vetëm shpalljen e kapaciteteve të spitaleve. Sa shtretër thonë që kanë në dispozicion. Këta kanë gënjyer 6 muaj për pandeminë”, u shpreh Basha.

Bsha tha se tani është koha që lekët e taksapaguesve shqiptarë t’ju kthehen atyre, për emergjencën ekonomike.

“Ju siguroj se herët a vonë, fatura nga vjedhja me inceneratorët do të jetë dyfish më e lartë për atë, për vetë faktin se nuk e ndali edhe kur njerëzit kishin nevojë. Tani është momenti që lekët e shqiptarëve të shkojnë te nevojat dhe emergjencat ekonomike. Edhe në Zimbabve ministrin e inceneratorëve e futën në burg”, tha kreu i PD-së.

Më tej kreu i PD, i bëri thirrje SPAK të hetojë mbi koncensionet me vlerë 400 milionë euro që po mbyllen si marrveshje në këto kohë pandemie e krize ekonomike.