Duke lëvizur me armë zjarri me vete, policia e kryeqytetit arreston një 25 vjeçar

24

Një 25-vjeçar është arrestuar nga forcat e posaçme “Shqiponja” në Tiranë, pasi u gjet duke lëvizur me armë zjarri me vete.

I riu me iniciale J.M., 25 vjeç, banues në Kamzë, është ndaluar në rrugën “Peti” tek “Liqeni i thatë”, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

“Në pikën e kontrollit të ngritur nga ana e forcave  “Shqiponja”, u bë ndalimi i mjetit tip “Wolkswagen Golf”, që drejtohej nga shtetasi J.M. Gjatë kontrollit të mjetit, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë që e mbante pa leje, me një krehër me 14 fishekë luftarakë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.