Dudushi i jep fund karrierës te “Topi”, ja ku pritet të punojë moderatori i njohur!

108

Alban Dudushi, moderatori i njohur, do të lërë televizionin “Top Channel” pas 20 vitesh karrierë në ekranet e tij.

Lajmi u bë i ditur fillimisht nga Bieta Sulo në Instagram, e cila dha disa shenja për largimin e tij.

Më tej “Revista Who” ka publikuar se Dudushi do të largohet nga “Top Channel” për të punuar në televizionin “Vizion Plus”.

Nuk dihet ende pse Dudushi ka vendosur të largohet nga ekrani ku kaloi kaq vite karrierë.