Ballina BOTA Dubai, Kosova dështon në anëtarësimin në INTERPOL

Dubai, Kosova dështon në anëtarësimin në INTERPOL

Kosova nuk arriti dot të bëhet pjesë e organizatës më të madhe ndërkombëtare të policisë Interpol, gjatë mbledhjes vendimtare të mbajtur në Dubai, duke dështuar të futet në mesin e 192 shteteve që janë pjesë e kësaj organizate.

Kundërshtim të fuqishëm për Kosovën kanë pasur shtetet si Maroku, Bjellorusia, Kina e Namibia. Kundër ashtu siç pritej, ishte edhe Rusia, kundërshtim i cili ka qenë një nga ndikuesit kryesor të mosanëtarësimit.

Proçesi i përpjekjes për anëtarësimin e Kosovës në Interpol ka qenë një proçes i gjatë dhe i vështirë, duke pasur parasysh edhe përpjekjet e Serbisë për ta bllokuar atë.

Rikujtojmë që Kosova për anëtarësim në Interpol kishte aplikuar tri herë, fillimisht në vitin 2010, duke vazhduar me vitin 2015 dhe aplikimi i fundit në vitin 2017.