Ballina BOTA Dua Lipa tani edhe në film

Dua Lipa tani edhe në film

Dua Lipa është një nga këngëtaret më të suksesshme të momentit.
Por ylli i muzikës ka njoftuar planet e saj të reja. Dua Lipa do të jetë pjesë e filmit të ri aksion ‘Alita: Battle Angel’ të Twentieth Century Fox’s.

Ajo nuk do të shfaqet si aktore por kënga e saj “Swan Song” do jetë kolona zanore e filmit, që do të dalë në kinema në vitin 2019.

Filmi i ri, me producent James Cameron dhe Jon Landau (Avatar) dhe regjisor Robert Rodriguez (Sin City), është një aventurë epike e një vajze të re të fuqishme, Alita, e cila zgjohet në të ardhmen pa kujtuar të kaluarën e saj.

Me ndihmën e miqve të saj, Alita mëson të dojë botën e saj të re, megjithatë, fillon të zbulojë sekretet nga e kaluara që potencialisht mund ti ndryshojnë të ardhmen përgjithmonë.

“Që në momentin kur pamë videoklipin e saj ‘New Rules’ e dinim që Dua Lipa do të ishte artistja e përsosur që do krijonte këngën e Alita: Battle Angel,” – tha producenti i filmit Jon Landau në një deklaratë.