Ballina Showbiz Dua Lipa pas koncertit në Vatikan: Dashuria për rrënjët e mia sa...

Dua Lipa pas koncertit në Vatikan: Dashuria për rrënjët e mia sa vjen e rritet

Menjëherë pas koncertit të mbajtur në Vatikan mbrëmjen e djeshme në nder të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skëndërbeu, ylli pjesëmarrës i muzikës Dua Lipa ka shprehur reagimin e saj.

E entuziazmuar pas atmosferës së festivalit dhe performancën e saj ndezesë me këngën “Homesick”, Dua theksoi se dashuria e saj për rrënjët dhe origjinën e saj sa vjen e shtohet.

“Pas një koncerti të bukur përkujtimor për Gjergj Kastrioti-Skënderbeun ku mora pjesë së bashku me shumë artistë të talentuar shqiptarë. Dashuria për rrënjët e mia sa vijnë e rriten edhe më shumë sesa kam menduar. Të thuash jam krenare është nënvlerësim. Çfarë ndjenje!” – u shpreh Dua Lipa.