Ballina KULTURË Dua Lipa në lidhje me vëllain e Bella dhe Gigi Hadid, pas...

Dua Lipa në lidhje me vëllain e Bella dhe Gigi Hadid, pas ndarjes nga Isaac Carew

Dua Lipa raportohet se e kaloi gjithë kohën me vëllain e Bella dhe Gigi Hadid, Anwar.

Mediat rozë shkruajnë se këngëtarja me origjinë shqiptare është në lidhje me modelin vetëm tre javë pas ndarjes nga Isaac Carew.

Dua u fotografua duke festuar ditëlindjen e Anwar gjatë fundjavës në LA.

Por sipas një burimi Isaac mban akoma një vend të veçantë në zemrën e saj, pasi kaluan 6 vite bashkë.

Mendohet se Dua u nda nga kuzhinieri në fillim të qershorit për shkak se nuk kishin shumë mundësi të kalonin kohë bashkë.