Ballina Showbiz Dua Lipa mahnit në premierën e “Alita Battle Angel”

Dua Lipa mahnit në premierën e “Alita Battle Angel”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, së fundmi është bërë pjesë e projektit filmik “Alita Battle Angel”, ku është interpretuese e kolonës zanore të këtij filmi, e cila titullohet “Swan Song”, dhe është publikuar para një jave.

Filmi “Alita” pati premierën e tij të madhe para pak ditësh në Londër, ndërsa në mbrëmjen e së martës, u dha premierë në Los Angeles.

E pranishme në këtë ceremoni ishte edhe vet këngëtarja shqiptare, e cila i ka mahnitur të gjithë me paraqitjen e saj.