Ballina Showbiz Dua Lipa, këngëtarja më e transmetuar në Britani

Dua Lipa, këngëtarja më e transmetuar në Britani

Dua Lipa është artistja më e transmetuar në Britaninë e Madhe këtë vit, sipas statistikave të Spotify dhe Apple Music.
‘One Kiss’ në bashkëpunim me Calvin Harris, ishte kënga e dytë më e transmetuar në të dy aplikacionet, pas God’s Plan të Drake.

Albumi i Duas, titulluar me emrin e saj, ishte i treti më i transmetuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe i katërti globalisht, në Spotify.
Këngëtarja është shpallur ylli i kopertinës së Vogue për muajin Janar.
Apple dhe Spotify janë dy shërbimet më të mëdha të transmetimit të muzikës, me më shumë se 139 milionë abonentë .