Ballina Showbiz Dua Lipa bën realitet ëndrrën e madhe

Dua Lipa bën realitet ëndrrën e madhe

Së fundmi këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka kaluar nga një sukses në tjetrin.

Dua Lipa ka arritur të cilësohet si ylli i ”pop”-it për momentin.

Ajo ka fituar një sërë çmimesh në eventet më të rëndësishme të muzikës si “MTV EMA’s”, “Variety”, “Bambi Awards” e shumë të tjera.
Për të folur për të gjitha sukseset e saj, Dua Lipa është përzgjedhur nga revista e mirënjohur ”Vogue” për të qenë pjesë e kopertinës së saj, për muajin janar 2019-të.

Dua ka treguar se kjo ka qenë një ëndërr për të dhe u ka “kërkuar të gjithëve ta pickojnë”, sepse nuk mundet ta besojë se është bërë realitet. E veshur me një fustan të bardhë me pupla, këngëtarja shqiptare duket mahnitëse në foton e kopertinës, që pritet të dalë në janar.