Ballina Aktualitet Drogë gjithandej, në makinë dhe në shtëpi, arrestohet 20-vjeçari

Drogë gjithandej, në makinë dhe në shtëpi, arrestohet 20-vjeçari

Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia e Pogradecit, pasi iu gjetën disa doza me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 20-vjeçari me inicialet V.M., banues në fshatin Osnat, iu gjet edhe një sasi prej 2 kg lëndë narkotike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V.M, 20 vjeç, banues në fshatin Osnat.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit fizik të këtij shtetasi, iu gjetën disa doza me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, iu gjet edhe një sasi prej 2 kg lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa. Sasitë e gjetura, iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec.