Drogë e prostitucion, OFL u dërgon formularin e vetëdeklarimit të pasurisë 4 personave

56

Policia e Shtetit bën me dije se OFL vijon dërgimin e kërkesave për deklarim pasurie. Formularët u janë dërguar:

Gjergj Mirashi, banues në Lezhë, i dënuar për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”;

Gjorgjo Gjoka, banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim;

Albin Dodaj, banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Lulëzim Zefi, banues në Lezhë,  i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Policia e Shtetit deklaron se këta persona, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.