Drogë e fortë gati për shitje, arrestohet 40 vjeçari në Elbasan

223

Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Elbasanit, në kuadër të operacionit “KInemaja”, pasi iu gjetën një sasi e konsiderueshme lëndësh narkotike të forta.

Sipas policisë, në pranga ka rënë M.B., banues në Elbasan, në shtëpinë e të cilit pas një kontrolli u gjetën 141 doza me heroinë, 18 doza kokainë, një peshore elektronike, dy aparatë celularë dhe një sasi parash.

“M. B., 40 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale: 141 gramë lëndë narkotike heroinë,  18.5 gramë lëndë narkotike kokainë, një peshore e vogël elektronike që shërbente për peshimin e lëndës narkotike,  4100 euro dhe 300 paund, të cilat dyshohen se janë të përfituara nga aktiviteti kriminal i shpërndarjes së lëndës narkotike, si dhe dy aparate celular”, njofton policia.