Ballina Aktualitet Drogë e armë, arrestohen babë e bir në Kolonjë, e pëson kryeplaku

Drogë e armë, arrestohen babë e bir në Kolonjë, e pëson kryeplaku

Policia e Kolonjës ka arrestuar dy persona, babë e bir, pasi akuzohen për kultivim të bimëve narkotike dhe mbajtje pa leje e prodhim të armëve e armëve shpërthyese. Gjithashtu, në pranga ka rënë edhe kryeplaku i fshatit Skorovot, 62-vjeçari N. L.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet e pandërprera të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas (at e bir) për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” kryer në bashkëpunim.

Arrestohet edhe kryeplaku i fshatit Skorovot, për “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallëzim krimi”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit Kolonjë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  • B.Z, 55 vjeç,
  • B.Z, 27 vjeç, (at e bir), banues në Skorovot, si edhe
  • N.L, 62 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Skorovot, Kolonjë.

Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në tokat në pronësi të tyre, në afërsi të banesave të shtetasit B.Z dhe djalit të tij, janë gjetur të kultivuara në gota plastike një sasi fidanësh të dyshuar si Cannabis Sativa, si dhe në banesën e 55-vjeçarit, iu gjetën një sasi farash të dyshuara si Cannabis Sativa, 17 copë fishekë luftarak, aksesorë të ndryshëm elektrik që dyshohet se përdoreshin nga të dy këta shtetas për kultivimin e bimëve narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Kryeplaku i fshatit dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, duke mos kallëzuar këtë veprimtari kriminale pranë organeve të Policisë. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.