Drogë çokollatë në Durrës, arrestohen dy të rinjtë! Njëri vetëm 17 vjeç

54

Dy persona të cilët shpërndanin lëndë narkotike të llojit marijuanë në formë çokollate, janë vënë në prangat e policisë.

Pas informacioneve të marra se një person dispononte lëndë narkotike, efektivët e policisë së Durrësit ndërhynë dhe arrestuan 21-vjeçarin Romi Seferi dhe 17-vjeçarin E.J., 17 vjeç, banues në Tiranë.

Mbrëmjen e djeshme, në Plepa, Durrës gjatë kontrollit të kryer nga ana e uniformave blu në mjetin tip Benz, në sediljen e pasme të mjetit, me drejtues Romi Seferin, dhe pasagjer adoleshentin, uniformat blu u gjetën dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale rreth 1 kilogramë e 400 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit marjuanë në formë çokollate.

Po ashtu u sekuestrua makina tip Benz dhe një shumë e konsiderueshme parash.

Gjihashtu gjatë kontrollit kryer në banesën e Seferit, u gjetën dhe sekuestruar rreth 16 gramë lëndë narkotike e llojit marijuanë.

Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.