Ballina Aktualitet Drejtoria e Rrugëve bllokoi segmentin me blloqe betoni, banorët e Durrësit hidhen...

Drejtoria e Rrugëve bllokoi segmentin me blloqe betoni, banorët e Durrësit hidhen në protestë

Banorët e lagjes 13 në Durrës, kryesisht të lagjes së njohur si “Arapaj”, dolën në protestë për të kërkuar zhbllokimim e rrugës në segmentin “Ura e Shkozetit-Plepa”.

Pak muaj më parë, semafori që shërbente që banorët të kalonin nga njëri krah i rrugës në tjetrin u prish dhe për të evituar aksidentet, Drejtoria e Rrugëve vendosi disa blloqe betoni duke e bllokuar kalimin e këmbësorëve. Në këto kushte, banorët por edhe drejtuesit e automjeteve duhet të udhëtojnë rreth një km për të kaluar në krahun tjetër të rrugës.

Por teksa drejtuesit e automjeteve të detyruar ashtu veprojnë, ndërsa këmbësorët rrezikojnë jetën duke kaluar me shpejtësi rrugën.

Banorët kërcënojnë me përshkallëzim protestash nëse propozimet e tyre nuk meren parasysh nga Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës.