Drejtori në bashkinë e Tiranës humb jetën nga COVID-19, nuk e mësoi që i ati humbi jetën një javë para tij!

95

Ndërron papritur jetë, i shtruar prej ditësh në spital prej Covid, në moshë fare të re, drejtori i një prej drejtorive kryesore të Bashkisë së Tiranës.

Në orën 01.00 pas mesnate është ndarë nga jeta në Turqi drejtori i drejtorisë së punëtorëve të Bashkisë së Tiranës, Feti Fanaj.

Në bashkinë e Tiranës, sot që në orët e para të mëngjesit lajmi mori dhenë e mes të gjithëve ka një pikëllim të madh.

Që prej më shumë se një muaji, Feti Fanaj, i prekur nga koronavirusi ishte nisur drejt Turqisë. Nga përkeqësimi u shëndetit, në tre javët e fundit ai mbeti i intubuar, por nuk ia doli.

Tragjedi për familjen dhe miqtë e tij. I shtruar në spital në Turqi, Fetiu as nuk e mori vesh që një javë para se ai të mbyllte sytë, babai i tij, ishte ndarë nga jeta po ashtu.

Fetiu la pas nënën, bashkëshorten dhe vajzën e tij të vogël, të cilët morën sot lajmin e trishtë të ndarjes së tij nga jeta.