Drejtori i OBSH për Europën “lëshon” deklaratën:Tetori e nëntori muaj me bum infektimesh

63

“Do të ketë një bum rastesh dhe duhet ti bëjmë llogaritë me një shkallë të lartë vdekshmërie”, me këto fjalë foli Hans Kluge, drejtor për Europën, i OBSH gjatë një interviste për Afp referuar dy muajve që do të vijojnë.

“Edhe pse janë të shumtë ata që kanë besim se vaksina do e shuajë pandeminë, kërkimet janë në vijim. Megjithatë është herët për të folur me siguri, pasi nuk e dimë se çfarë efekti do të ketë vaksina në popullsi. Efektet mund të jenë të ndryshme. Zgjidhja më e mirë do të jetë të mësohet të bashkëjetohet me virusin, pasi përhapja varet vetëm nga ne”, deklaron Kluge.

Kluge i rekomandon shteteve të mos mendojnë për politikë, por për të drejtuar siç duhet situatën e COVID-19 në vendet e tyre.