Drejtonte makinën i dehur, 34 vjeçarit i gjenden armë në makinë

112

Një 34-vjeçar me banim në Lushnjë u kap duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur.

Gjatë kontrollit shtetasit K.A., iu gjetën 2 doza me lëndë narkotike cannabis sativa dhe 3 armë të ftohta (thika), të cilat i mbante pa leje.

Njoftimi i plotë

Iu gjetën armë të ftohta dhe lëndë narkotike në mjetin që e drejtonte pa leje drejtimi, arrestohet në flagrancë nga Policia. Arrestohet edhe një tjetër shtetas, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në lagjen “Loni Dhamo” është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin tip “BMË”, shtetasi K. A., 34 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjatë kontrollit në automjetin e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 doza me lëndë narkotike cannabis sativa dhe 3 armë të ftohta (thika), të cilat i mbante pa leje.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier u bë arrestimi i këtij shtetasi, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. S., 28 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në lagjen “Gafurr Muço”, duke drejtuar automjetin tip “Ford” në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet tjetër duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme procedurale.