Drejtonte automjetin në gjendje të dehur 36 vjeçari përplas një mjet në Durrës, në rrezik për jetën i aksidentuari

179

Një ngjarje ka ndodhur në Durrës, ku një 36 vjeçar drejtonte automjetin në gjendje të dehur duke përplasur një mjet bujqësor në Durrës.

Policia e Durrësit kan arrestuar në flagrancë shtetasin M.K., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Gjiri i Lalzit – Maminas, në fshatin Rrotull, Shijak, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “BMW” është përplasur me mjetin bujqësor, motokarro, pa targa, me drejtues shtetasin I.V., 36 vjeç, banues në Durrës.

Për pasojë, shtetasi i mësipërm ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë në gjendje serioze për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.