Një i ri, vetëm 24 vjeç ka tentuar të hidhet nga spitali COVID në Elbasan.
24-vjeçari po kurohej në shtëpi, ndërsa kishte shkuar me të atin për të bërë analiza në laboratorin e spitalit, i cili ndodhet në katin e tretë.
Ai është shkëputur nga i ati dhe është hedhur nga kati i tretë i spitalit.
Aktualisht mësohet se i riu H.P., është në gjendje kritike për jetën.
Nga ana tjetër spitali i Elbasanit ka deklaruar se i riu ishte në gjendje të qëndrueshme dhe po i bëheshin kontrolle të nevojshme.
Babai i të riut ka treguar se ishte drejtuar me të birin në një klinikë private ku kishin bërë tamponin e rezultuar pozitiv dhe ishin drejtuar në spital për trajtim të mëtejshëm.
Sipas tij i biri është trembur nga rezultati i testit.