Ballina Ekonomi / Biznes DPT rishikim kësteve të paradhënies së tatim-fitimit

DPT rishikim kësteve të paradhënies së tatim-fitimit

Drejtoria e përgjithshme e Tatimeve (DPT) ka njoftuar të gjithë tatimpaguesit që po rishikon këstet e paradhënies së tatim-fitimit për periudhën nëntor-dhjetor 2018.

Sipas DPT, procesi i rishikimit kryhet duke u mbështetur në të dhënat e aktivitetit ekonomik që tatimpaguesi ka deklaruar përmes deklaratave të TVSH-së.  Administrata Tatimore merr në konsideratë edhe të dhëna nga palë të treta, të cilat nuk janë deklaruar nga ana e tatimpaguesit.

Ky proces i zakonshëm në punën e Administratës Tatimore ka për qëllim që të sjellë në parametra të kënaqshëm performancën ekonomike dhe fiskale të tatimpaguesve si edhe kryhet për të ndihmuar tatimpaguesit për të balancuar pagesat e tatim-fitimit në përfundim të mbylljes së pasqyrave financiare vjetore, si dhe për të mos u krijuar probleme likujditeti.