Ballina Aktualitet Dosja Tahiri, prokuroria nxjerr zhvillime të reja

Dosja Tahiri, prokuroria nxjerr zhvillime të reja

Pas afro dy vitesh hetime dosja ndaj ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri do të përfundojë në gjykatë.

Eshtë bërë me më dije se grupi i prokurorëve të çështjes, pritet që brenda datës 1 mars t’ia njoftojnë vendimin ish ministrit, i cili ka 10 ditë kohë për të  bërë  kundërshtimet dhe më pas do të jetë gjyqtari paraprak që do të vendosë për dërgimin apo jo të çështjes për gjykim, me provat e mbledhura nga akuza.

Ish-ministri është hetuar për dy akuza trafikimin e narkotikëve të kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, si edhe korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror.

Në lidhje me akuzën e parë, Prokuroria ngre dyshimet se Tahiri ka qenë në dijeni të veprimtarisë kriminale të Moisi Habilajt dhe të gjithë anëtarëve të tjerë të kësaj bande dhe ka siguruar paprekshmërinë e veprimtarisë kriminale të tyre.

Ndërsa akuza e ngritur për veprën penale të korrupsionit, bazohet në dyshimin se Tahiri ka përfituar nga të arrestuarit në Itali.

Prokuroria ka zgjatur tre here hetimet për Tahirin në pritje të letër porosive nga Italia, Greqia dhe Mali i Zi për të vërtetuar akuzat ndaj ish ministrit.

Herën e fundit gjykata vendosi t’i caktojë afat prokurorisë deri në 10 mars për të dërguar çështjen në gjyq, afat që po zbatohet nga grupi i prokurorëve.

Ndërkohë që ish ministri u hetua në masën detyrim paraqitje pas heqjes së masës arrest shtëpie nga gjykata e Apelit për Krime të Rënda. Gjithashtu ish ministrit iu kthye edhe pasaporta e cila ishte bllokuar me vendim gjykate.