Ballina Aktualitet Doris Pack thyen heshtjen zgjedhore dhe sulmon OSBE-në: Zgjedhje farsë, OSBE bashkëfajtore!

Doris Pack thyen heshtjen zgjedhore dhe sulmon OSBE-në: Zgjedhje farsë, OSBE bashkëfajtore!

Ish-eurodeputetja dhe raportuesja për Shqipërinë në PE, Doris Pack ka thyer heshtjen zgjedhore të parashikuar me ligj.

Ajo me anë të një postimi të bërë publik në rrjetet sociale madje duke etiketuar edhe ish-deputeten e PD-së Albana Vokshi shprehet se procesi i zgjedhjeve është farsë. Më pas ajo shkruan se dekreti presidencial duhet respektuar dhe nëse OSBE njeh këto zgjedhje, është bashkëfajtore.

Në një vend demokratik, asnjëherë asnjë kryeministër nuk do të vepronte kundër dekretit të presidentit të vendit dhe duhej t’i përmbahej. Gjykata duhej që të pengonte zgjedhje që nuk janë në përputhje me dekretin e presidentit. Por qytetarët çfarë duhet të bëjnë? Ata duhet të dinë se zgjedhjet pa opozitën janë një farsë. Nëse OSBE njeh zgjedhjet, kjo e bën bashkëfajtore.” shkruan Pack.

Kujtojmë se ligjeve të Shqipërisë, heshtja zgjedhore fillon një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, ditë në të cilën ndalohet për çdo subjekt politik thirrjet politike

Dita përpara datës së zgjedhjeve dhe data e zgjedhjeve, deri në orën e mbylljes së votimit, formojnë periudhën e heshtjes zgjedhore. Në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet organeve të medias, si dhe zhvillimi i mitingjeve ose i veprimtarive të tjera zgjedhore të subjekteve zgjedhore”, thuhet në nenin 77 të Kodit Zgjedhor.

Megjithatë ky ligj i parashikuar për Shqipërinë duket se nuk e ka shqetësuar fare Doris Pack.