Ballina Aktualitet Doris Pack shigjeton Ramën: Është paradoks! Një artist kërkon të shembë godinën...

Doris Pack shigjeton Ramën: Është paradoks! Një artist kërkon të shembë godinën e Teatrit

Ish-eurodeputetja Doris Pack ka komentuar sërish aktualitetin politik dhe social në Shqipëri, duke vënë theksin tek rëndësia e luftimit të shitblerjes së votës dhe tek zbatimi i njëmendtë i reformës në drejtësi. “Duhet ta luftoni dhe të ndaloni blerjen e votave. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë zgjidhja… Vetingu po bëhet, por është krejtësisht artificial. Drejtësia është shumë problem dhe pa të nuk ka demokraci.”- u shpreh Pack për gazetarët, pas pjesëmarrjes në një aktivitet të organizuar në qytetin e Shkodrës nga Akademia e Lidershipit Rinor.

Sipas Pack-ut, djegia e mandateve nga deputetët e opozitës është  i vetmi opsion për t’u ndjekur pas ngërçit kushtetues që ka pezulluar veprimtarinë e instancave më të larta të gjyqësorit në Shqipëri. “Problemi është se drejtësia është në dorë të politikës, në momentin që kjo ndryshon atëherë do ketë një sistem drejtësie që funksionon. Keni vettingun që shpresojmë të ndryshojë situatën. Të korruptuarit duhet të dalin në gjykatë por gjykatë s’ka dhe këtë nuk e kuptoj. Ju duhet ta zgjidhni këtë cështje.”- komentoi Pack.

Gjithashtu, ish-europarlamentarja ka shigjetuar Kryeministrin Edi Rama, duke nënvizuar se është paradoksale që një politikan me prapavijë artisti të kërkojë të rrafshojë godinën e Teatrit Kombëtar. “Me z.Rama kam patur diferencat e mia dhe ajo që mua më intereson është mirëqënia e qytetarëve. Nuk më interesojnë partitë dhe politika. Kush punon për mirëqënien ajo është politika më e mirë. Edhe Basha po të jetë do ti them të njëjtat gjëra.”- përmbylli deklaratën e saj Pack.