Donte të vinte në lojë policët, moderatori kosovar përfundon në pranga/EMRI

37

Sadri Imeri gazetari i emisionit “Kojshia Show” ka përfunduar në pranga nga Policia e Kosovës.

Moderatori njihet për kamerat e tij të fshehta ku vendos në test durimin e njerëzve, por kësaj here policia nuk ka qenë bashkëpunuese në kamerën e tij të fshehtë.

Gjatë realizimit të kamerës së fshehtë ku gjoja moderatori kryente një veprim të paligjshëm e më pas shihte reagimin e policisë ai ka përfunduar i arrestuar me të vërtetë.

Pavarësisht se ai i ka shpjeguar policisë, kjo nuk i ka penguar efektivët ta dërgojnë në komisariat.