Donte të grabiste pikën e karburantit, dhunon edhe punëtorin, policia e shpall në kërkim

21

Një person u qëllua me mjete të forta nga një hajdut që donte të grabiste xhiron e pikës së karburantit ku punonte.

Kjo ngjarje dhune ndodhi ditën e sotme në Vlorë, në orën 20:30, në lagjen “Hajro Çakërri”.

Si pasojë e tentativës së grabitjes ka mbetur i plagosur punëtori i pikës së karburantit V. Rr., 59 vjeç.

Autori jo vetëm që e ka intimiduar me kërcënime punëtorin, por edhe e ka dhunuar atë duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Megjithatë mësohet se ai nuk e ka kryer dot vjedhjen e menduar.

Policia po vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit.