Doni të hiqni dorë nga kafja? Ja mënyrat si mund ta përballoni varësinë ndaj saj

32

Kafeja është një burim energjie për shumë njerëz në botë. Ka njerëz që nuk e imagjinojnë ditën pa një kafe e ka të tjerë që mund të pijnë mbi 4 filxhanë në ditë. Në ditë e sotme kemi vënë re të gjithë sa e rrezikshme është varësia ndaj kafesë, sa i shtyn njerëzit të dalin nga karantina për të marrë një kafe, por edhe për t’u ekspozuar ndaj infeksionit.

Konsumi i kafesë në Shqipëri përllogaritet në 2.5 kg për frymë në vit. Kjo do të thotë se konsumi mesatar për një shqiptar është 300 deri në 375 filxhanë kafe në vit. Këto shifra besohet të jenë më të larta nëse merret në konsideratë fakti se fëmijët nuk pinë kafe.

Kafeja ka shumë të mira për organizmin, por nëse vuani nga ankthi, sëmundjet e zemrës, diabeti i tipit 2, rrahjet e shpejta të zemrës, që në këtë situatë pandemie janë një fenomen, atëherë përpiquni të shmangni ose ta pini kafenë sa më pak.

Kafeina rrit nivelet e hormonit të stresit

Ekspertët thonë se kafeina rrit nivelet e hormonit të stresit, siç është kortizoli. Ky reagim rrit edhe nivelet e insulinës. Kjo e fundit rrit inflamacionin, gjë që ju bën të ndiheni keq. Për më tepër, kafeina ul ndjeshmërinë ndaj insulinës gjë që vështirëson reagimin qelizor ndaj sheqerit në gjak. Nivelet e larta të sheqerit në gjak ndikojnë tek enët e gjakut dhe rrisin rrezikun e vdekjes së parakohshme nga sëmundjet kardiovaskulare.

Kafeina dhe kolesteroli

Ndonëse kafeja përmban sasi të lartë antioksidantësh, ajo çliron në sistem disa substanca që kanë lidhje me nivelet e larta të triglicerideve dhe kolesterolit të keq. Për më tepër, acidet te kafeina vonojnë përthithjen e glukozës në zorrë, e cila rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe mbipeshës.

Si ta përballoni varësinë dhe heqjen dorë nga kafeina

Si fillim, duhet të përpiqemi që të ulim sasinë e kafeinës, por jo më shumë se 20 për qind çdo javë. Nëse deri më tani kemi pirë kafe edhe pasditeve, është koha që të reshtim pas orës 14:00. Mund të përballemii me dhimbje koke, por nëse i trajtojmë si çdo dhimbje koke tjetër do t’i kalojmë shpejt. Nëse heqim dorë nga kafeja menjëherë, gjërat do të përkeqësohen dhe tani në kohë pandemie nuk mund të kemi probleme të tjera me shëndetin, fizik apo mendor.

Ekspertët rekomandojnë heqjen dorë gradualisht nga kafeina me hapa të ngadaltë, por të qëndrueshëm. Në vend të kafesë mund të pini çajra të ndryshëm si ai i ziu. Së fundmi, por jo nga rëndësia, sigurohuni dhe investoni te përmiësimi i regjimin tuaj ushqimor.

/AgroWeb.org