“Domino” në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen 6 makina!

50

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës. Të përfshira ishin 6 makina, një Mercedes Benz ML, Ford Kuga, Audi Q7, Audi A6, një Toyota dhe një një makinë tjetër.

Shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë mjeti Toyota në ngjyrë të bardhë e bardhë e cila ka goditur nga pas Fordin e zi, të dyja me targa italiane.

Si pasojë është krijuar një aksident tip “domino” ku Fordi ka goditur nga pas një Audi.

Audi ka goditur një tjetër Audi. Gjithashtu një benz ML e zezë ka përfunduar anës rrugës.