Dolën nga greva, naftëtarët pritet të përfitojnë në formën e pagës 560 milionë lekë

27

560 milionë lekë është shuma qe do të përfitojnë naftëtarët pas negocimit me kryeministrin e vendit Edi Rama.

Këtë lajm e bëri të ditur drejtorja e Buxhetit në Ministrinë e Financave, Mimoza Dhëmbi në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë.

Kjo shumë do t’i shpërndahet naftëtarëve në formën e pagës, pasi prej kohësh punëtorët kanë patur probleme me kompanitë private që kanë administruar ndër vite rafinerinë.

Naftëtarët ende sot nuk kanë lajme mbi rifillimin ose jo të punës në rafineri.