Dogji pemën e Krishtlindjeve tek Kryeministria, arrestohet 22 vjeçari

142

Policia e Tiranës ka arrestuar djalin që dogji pemën e Krishtlindjeve te godina e kryeministrisë gjatë protestave më 9 dhjetor për vrasjen e Klodian Rashës.

22-vjeçari me iniciale O.Xh, është ndaluar nga policia, pasi akuzohet se i ka vënë flakën pemës së Krishtilindjeve para kryeministrisë gjatë protestave për vrasjen e të riut.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit O. Xh., 22 vjeç, pasi më datë 09.12.2020, gjatë protestës së zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” i ka vënë flakën pemës së Krishtlindjeve”, njofton policia.

Ngjarja ndodhi natën e parë të protestave, kur qindra të rinj mësynë drejt kryeministrisë dhe më pas i vunë flakën pemës së Krishtlindjeve në shenjë revolte për veprimin e efektivit të policisë që i mori jetën 25-vjeçarit.