Do të uronin njëra-tjetrën për Vitin e Ri, zhduken dy të miturat në Tiranë, familjet japin alarmin

234

Dy vajza të mitura kanë humbur kontaktet me familjen që në datën 1 të muajit.

Ato janë parë për herë të fundit në “Qytetin Studenti”.

Adoleshentet po kërkohen nga prindërit e tyre, të cilët kanë denoncuar zhdukjen në polici.

Vajzat u kanë thënë prindërve se po takoheshin me njëra-tjetrën për të uruar Vitin e Ri. Më tej prindërit kanë tentuar të komunikojnë me to, por pa sukses.

Pasi rezultonin me telefona të fikur, prindërit kanë denoncuar rastin në Komisariatin nr.1. Policia në njoftimin zyrtar ka bërë të ditur se kanë nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e dy të miturave.