‘Do të shkojë çdo gjë mirë’, vijnë në jetë trinjakët në një spital në Itali: Janë himn për jetën

206

Pothuajse e gjithë Europa është në psikozë prej Covid-19. Rastet me të infektuar po shtohen.

Deri më tani gjendja më e rënduar paraqitet në Itali. Numri i personave që kanë humbur jetën nga Covid-19 në këtë vend është shumë i madh.

Në një spital në Itali kanë ardhur në jetë trinjakë. Këta fëmijë janë një himn për jetën, për botën që është në vështirësi prej Covid-19.

Tre trinjakët janë mbylluar me një çarçaf të vogël, ku është pikturuar një ylber dhe shkruhet:

Do të shkojë çdo gjë mirë.
Në faqen e spitalit që ka publikuar foton e tre trinjakëve bëhen edhe thirrje për të respektuar të gjitha rregullat e vendosura kundër përhapjes së Covid-19, në mënyrë që të dilet sa më parë nga kjo gjendje.

Po ashtu vazhdojnë edhe thirrjet për të respektuar në mënyrë rigoroze higjenën personale.

Burimi: tgcom24/ Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania