“Do të jetë e shtrenjtë”, ja sa do të kushtojë një dozë e vetme e vaksinës anti-Covid-19 sipas ekspertit italian

58

Silvio Garattini dekani i farmakologeve italianë dhe themeluesi i Institutit Mario Negri për Kërkime Farmakologjike ka njoftuar së fundmi se vaksina për COVID-19, kur të dalë në treg do të jetë shumë e shtrenjtë. Sipas tij një dozë mund të kushtojë deri në 1 mijë euro.

 “Një dozë mund të kushtojë deri në një mijë euro dhe vetëm Italisë do t’i duheshin të paktën 50 miliardë për të vaksinuar popullatën. Kështu që ju duhet të punojmë në një strategji dhe do të ishte mirë ta bëni atë me vendet e tjera “, u shpreh ai.

Ai shtoi më tej: “Ne duhet të jemi të kujdesshëm në lidhje me atë që ndodh nga këndvështrimi i çmimit, duke marrë parasysh që, përveç të tjerash, shumë nga këto që po zhvillojnë vaksina tashmë kanë marrë subvencione publike dhe nga fondacione private. Europa ka mundësinë të bëjë diçka unike nëse dëshiron që të gjitha shtetet e saj të kenë vaksinën. Aleancat duhet të krijohen për të aktivizuar një mekanizëm solidariteti në mënyrë që të gjitha vendet të kenë qasje për të patur nesër vaksinën.”